Bija e Marianne Bachmeier u rrëmbye e u vra barbarisht në vitin 1980.
Në ngjarjen tragjike dhe të pazbardhur ende në detaje, bija 7-vjeçare e Marianne Bachmeier, Anna, ishte gjetur e vdekur më 5 maj 1980.
Klaus Grabowski kishte pranuar vrasjen e pashpjeguar të fëmijës dhe u gjykua për krimin që supozohet se kishte të bënte me abuzim seksual të të miturës tragjike.
Kjo e fundit mohohej nga i akuzuari, por 35-vjeçari kishte një dënim të mëparshëm për ngacmime seksuale ndaj të miturve.
Gjyqi nisi më 4 mars 1981, dhe në ditën e tretë Bachmeier shkoi në gjykatë me një pistoletë Beretta 22-. Ajo qëlloi tetë plumbat nga të cilët gjashtë goditën Grabowski, i cili vdiq në sallën e gjyqit ndërsa Bachmeier u arrestua dhe gjykua për vrasjen e tij.
Gruaja u bë e njohur në Gjermani si “Nëna hakmarrëse” ndërsa debate të ndryshme ngrinin pikëpyetje mbi drejtësinë e ekzekutimit të vrasësit të bijës së saj dhe ndoshta dhe përdhunuesit të të miturës.
Miliona fëmijë zhduken çdo vit në botë të përfshire në rrjete mizore trafiku e abuzimi.
Rrjedhimisht në vitin 1983, Bachmeier u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe u dënua me gjashtë vjet burg, por nëna e fëmijës së vdekur kreu vetëm gjysmën e dënimit.
Një rindërtim video i aktit të hakmarrjes nga Bachmeier në sallën e gjyqit është shfaqur së fundmi në rrjetin YouTube duke bërë që një përdorues të komentonte: “Dhe unë si nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e 4 të tjerëve, do të kisha bërë të njëjtën gjë”.
Një tjetër komentonte: “Kjo nënë ka kaluar aq dhimbje e vuajtje në jetën e saj, po aq sa bija e saj e vogël që është torturuar, prandaj më shumë njerëz duhet të dinë për këtë fenomen”, shkruan rrjeti Ladbible.
Top Channel