Inteligjenca Artificiale imagjinon familjen mbretërore ‘pas 30 vjetësh’, William humb fronin kurse Harry divorcohet (fotot)

11/05/2024 17:11

Një grup gazetarësh francezë dhe imazhe super-realiste të krijuara nga inteligjenca artificiale llogarisnin së fundmi se për tre dekada, princi i vogël britanik George do të bëhet mbret, ndërsa princi divorcuar Harry do të ketë rifituar ‘një pjesë të flokëve të rënë’, shkruan rrjeti britanik DailYMail.

Për këtë inteligjencës artificiale (AI) iu kërkua të krijonte imazhe të familjes misterioze mbretërore britanike pas 30 vjetëve nga gazetarë të revistës franceze Paris Match, qe kërkonin të spekulonin për një rubrikë lajmesh fundjave, duke ilustruar të ardhmen e jetës së Princit William, Kate Middleton dhe bijve të tyre.

Sipas parashikimeve, Princi William bëhet mbret, por tërhiqet nga froni në 2049, duke i lënë vendin Princit George për të marrë kurorën, shkruan rrjeti MailOnline.

Në të ardhmen hipotetike të ‘Paris Match’, Princi George bëhet mbret në vitin 2050, ndërsa Kate bëhet Nëna e re mbretëreshë.

Kurorëzimi i Princ George do të jetë një ceremoni e shkëlqyeshme që do të reflektohet me pas në një ‘serial historik’ të Netflix”.

Revista Paris Match imagjinonte gjithashtu bandat e gajdeve që luanin në ceremoni por me një ndryshim.

Pierrick Geais komentonte hetimet për revistën French Match: “Kjo traditë disa shekullore e gajdeve që ruhej nga mbretëresha Elizabeth II – nuk do të arrijë të mbijetojë me mbretin aktual Charles III. Mbreti George VII do të ketë rregulluar flokët dhe do t’i jepet njoftimi për të publikuar foton zyrtare që do të kryejë me celularin e tij iPhone”.

Në pamje të tjera të inteligjencës artificiale shihet princesha Kate në rolin e nënës mbretëreshë, e cila duket mjaft e moshuar, dhe me stil flokësh të ish-mbretëreshës Elizabeth.

Imazhet e krijuara nga versioni francez e aplikacionit inteligjent Autre, tregojnë Princin George, gjatë kurorëzimit në moshë të rritur, me pamje ndryshe nga ajo e 10-vjeçarit që është aktualisht.

Princi Harry gjithashtu është rikthyer me familjen, por tashmë i divorcuar nga Meghan, e cila parashikohet se është martuar tashmë me një senator amerikan, që më vonë do të bëhet president i SHBA.

Në imazhet AI të Princit Harry të së ardhmes, ai duket si një version më i ri i babait të tij, por disi me më shumë flokë se tani.

Kjo nuk është hera e parë që inteligjenca artificiale nxjerr Harry me më shumë flokë ne te ardhmen, teksa dhe në një provë të mëparshme Daily Star kishte tentuar me humor te Harry një stil koreano-verior flokësh që rezultonte i përshtatshëm sipas inteligjences artificiale.

FOTO GALERI
1/5
Si imagjinon AI Kate pas ter dekadash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA