Paris Saint-Germain është bërë gati për festën e titullit të 12-të në histori, teksa këtë të dielë, në orën 21:00 do të pres Toulouse në “Parc des Princes”.
Një festë e cila mund të kushtëzohet disi, jo vetëm për eliminimin në gjysmëfinalen e Champions League, por edhe për faktin se Kylian Mbappe do të luaj ndeshjen e fundit në Paris, pasi sulmuesi francez lajmëroi publikisht këtë të premte se në fund të sezonit do të mbyll aventurën me parizienët.
Mbappe u bashkua me PSG në verën e vitit 2017, me klubin që 12 muaj më pas depozitoi 180 milionë euro në arkat e Monaco dhe deri më tani, Kylian ka zhvilluar 306 ndeshje dhe ka shënuar 255 gola në shtatë vite, kohë kjo që ka mjaftuar për të vendosur shumë rekorde dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit parizienë.
Ky është trofeu i 14 trofe për Mbappe, titulli i gjashtë në Ligue 1, ndërsa mund ta pasurojë akoma edhe më shumë CV e tij, pasi në fund të këtij muaji, më 25 Maj do të luaj edhe finalen e Kupës së Francës përballë Lyon-it.
Tani, ne 3 ndeshje të mbetur, kjo do të jetë e fundit në Paris si lojtar i PSG-së, teksa e ardhmja e tij mbetet vetëm problem i Mbappe-s, sepse te parizienët problem kryesor është pasuesi i Kylian./ Supersport
Top Channel