Verdikti i Superiores, më shumë garë dhe para për klubet me skemën “Final Four”

10/05/2024 18:09

Kampionati i kategorisë Superiroe luan këtët ë shtunë javën e fundit, me shumë verdikte ende në lojë. Një edicion sa i veçantë aq edhe i përfolur ky për skemën e re, Final Four, një sfidë ekstra për katër skuadrat e vendit të parë për të ndarë titullin, Europën por edhe paratë pas 36 javëve të kampionatit klasik.

Në një intervistë për Top Channel, sekretari I përgjithshëm I FSHF, Ilir Shulku shpjegon më tepër rreth këtij fundviti futbollistik.

“Final Four ka patur vërtetë skeptic, por realiteti është dicka tjetër, ky kampionat tregoi shumë garë. Por përvec kësaj klubet nëpërmjet kësaj skeme do të kenë edhe shumë përfitime financiare, klubi që do të jetë i pari pas 36 javëve do të shpërblehet me 100 mijë euro, një shpërblim që ka qenë i përvitshëm nga federate, por edhe ekipet që renditen brenas katërshes do të marrin, i dyti 70 mijë euro, i treti 50 mijë euro dhe i katërti 20 mijë euro”, tha Ilir Shulku-Sekretar i Përgjithshëm i FSHF.

Po cili është avantazhi i një skuadre që duhet të garojë për 36 javë për t’u renditur në vendin e parë, apo edhe të dytë, kur më pas do t’I duhet sërish të luaj dy finale për tu konsideruar kampione? Si do të funksionojë shorti I së hënës për këto katër skuadra?

“Do të tërhiqet një gogël nga vazo e parë dhe më pas një nga vazo e dytë ku është vendi i tretë dhe i katërt, avantazhi i vendit të parë dhe të dytë është se në rast barazimi do të avancojë skuadra që është më mirë e renditur, pra në vendin e parë apo të dytë, ndërkohë që ndeshja finale do të jetë e plotë, në rast barazimi do të ketë kohë shtesë dhe më pas gjuajtja e penalltive“, tha ai.

Megjithatë klubet shqiptare ashtu si edhe ato europiane, synimin edhe për aspektin financiarë jo vetëm sportive, kanë pjesëmarrjen në kupat e europës. Si do të jetë shpërndarja e ekipeve tona në këtë edicion për Kupat e Europës ku ne marrim pjesë?

“Ekipi që do të dalë kampion në Final Four do të jetë skuadra që merr pjesë në raundin paraeliminator të Champions League, ndërkohë dy ekipet e tjera vendi i dytë dhe i tretë do të marrin pjesë në turin paraeliminator të Conference League, gjithashtu edhe ekipi që do të fitopjë kupën e shqipërisë do të marrë pjesë në raundin e parë paraeliminator të Conference League, në rast se fituesi i Kupës do të jetë një nga skuadrat pjesëmarrëse në Europë, atëherë do të shtohe skuadra tjetër që vjen pas tyre më poshtë në renditje”, u shpreh Shulku.

Aktualisht janë përcaktuar vnedi i parë, i dytë dhe i tretë, të cilat janë Egnatia, Vllaznia dhe Partizani, këto dy të fundit ende në garë për vendin e dytë, ndërkohë që për vendin e katërt janë 4 skuadra në garë Skëndërbeu, Tirana, Dinamo dhe Teuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA