Emiliano Frroku që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e të enjtes, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, nuk ishte i siguruar në punë.

Nga verifikimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës ka rezultuar se viktima, punonte në të zezë në ndërtimin e dy kateve shtesë të objektit. 3 persona janë shpallë në kërkim  në lidhje me ktë ngjarje. Leon Ndocin administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, Martin Biba, sipërmarrës i punimeve, Loren Haxhia drejtues teknik i firmës së ndërtimit Ndaj tyre rëndojnë  akuzat “Shkelja e Rregullave të Sigurisë në Punë” dhe “Ndërtim pa leje”, e po ashtu po hetohet në gjendje të lirë Hajriz Hoti punëtor i firmes së ndërtimin për veprat penale “ndërtim i pa ligjshëm dhe punësim i pa ligjshëm”

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur. Kujtojmë se viktima sapo kishte filluar punen rreth ores 7:30 të mëngjesit ku  po montonte vinçin, i cili u shkëput dhe ra nga kati 9 i pallatit, e për pasoje gjeti vdekjen e menjëhershme

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA