Detja të reja kanë dalë nga aksidenti fatal i mëngjesit të djeshëm ku një 28 vjecar humbi jeten teksa po punonte në një pallat i cili ishte në ndërtim.
28 vjecari sapo kishte nisur punën në orën 7:30 të mëngjesit të së enjtes ku burime thonë se Emiliano Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me mjetin e tij të punës.
Sipas inspektoriatit të punës, i riu ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 3 persona në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht: Leon Ndoci pronari i firmës, Martin Biba administrator dhe Loren Haxhia inxhinier. Ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për Hajriz Hotin, shtetas kosovar që bente punimet.
Të shpallurit në kërkim akuzohen për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim pa leje në bashkëpunim.
Top Channel