“Ulni stokun e dosjeve”, Manja në Ditën e Drejtësisë: Përgëzoj punën e institucioneve, por kemi ende sfida

10/05/2024 11:07

Në ditën e Drejtësisë, Ministri Ulsi Manja u shpreh se mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi nga mazhoranca, do të vazhdojë pa u ndërprerë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë përgëzoi punën e institucioneve, teksa u shpreh se ka ende sfida për të pasur një shërbim dinjitoz për qytetarët.

“Unë e di që gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë qejf shumë këto fjalimet e gjata, por sot është ditë feste dhe ma bëni hallall.

Nuk lë dot pa përmendur reformën në drejtësi, që po konsolidon vetveten. Këto dy këshilla sot janë risi në reformën në drejtësi.

Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, ne do vazhdojmë të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie të qëndrueshëm që promovon llogaridhënien në të gjitha nivelet.

Kemi ende sfida që përballemi për të dhënë një shërbim dinjitoz për qytetarët”, tha ai.

Manja u shpreh se mirëpret çdo propozim që sipas tij kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë dhe që synon vijimin e reformës në drejtësi.

Ministri i Drejtësisë shtoi se duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët, teksa bëri thirrje për uljen e stokut të dosjeve që presin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA