U vuri zjarrin mbeturinave, por i del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë banesën në Fier
10/05/2024 21:08
Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre. Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.
Top Channel