“Të hëngsha…”, Juli merr mesazhin nga e ëma në “Big Love”, banori: Shyqyr që u limitua sepse mund të thoshte që…

10/05/2024 10:16

Ditën e djeshme banorët e BBV3 kanë lexuar mesazhe nga fansa dhe të afërm në “Big Love”.

Jul Deda u surprizua nga mesazhi i të ëmës ku i shkruante: Juli zemra mamit. Të shoh çdo ditë e natë derisa fle. Jam shumë e gëzuar që je i durueshëm, bravo më ke çuditur. Je i bukri im të hënksha syrin e bukur, do fitosh je mbreti i “BBV3”.

Juli pasi i ka dërguar puthje dhe i ka treguar se e do, ka nisur dhe batutat e tij.

“Edhe fli mam, se unë këtë punë kam. Fli, fli… ajo shyqyr u limitua tek “të hënksha syrin” se mund të kishte vazhduar më tej “të hënksha, të hënksha, se fillon të hënksha këtë të hënksha atë…”, shprehet Juli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA