Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një konferencë për mediat nga procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin e PS dha detaje mbi kohëzgjatjen e procesit.
Ait theksoi se zgjatja e procesit të përzgjedhjes do të jetë 2 ditë, ndërsa bëri me dije se 3/4 e anëtarëve do jenë delegatë të rinj, të cilët nuk kanë qenë më parë në këto struktura.
“Zgjedhja e delegatëve do të bëhet sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Po ashtu delegatët do zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Sot fillon procesi i votimit që do shtrihet në dy ditë, sot në orën 3 deri në orën 7 në 5200 organizata socialiste thirren për të votuar 9 mijë anëtarë të PS për të zgjedhur 1970 kandidatë për 950 delegatë që do zgjidhen për kongresin e ardhshëm të kësaj partie.
Do zgjidhen bazuar në parimet: Barazi gjinore, është zbatuar kjo në kuadër të frymës së re që u arrit me frymën e jashtëzakonshme. Në 2 muaj anëtarësuam 33 mijë anëtarë të rinj në PS. Në delegatët e kongresit ka një numër që na bën krenar”- u shpreh Klosi.
I pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mbi një parashikim të mundshëm për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës, Klosi tha se fitorja e PS është e padiskutueshme.
“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot apo të dielën ne kemi një sondazh të deklaruar të jë viti më parë, fitorja e 56 bashkive në shkallë vendi, nga 61 bashki në total. Sot jemi në prag të një vit inga fitorja e 14 majit. Iu garantojmë se ajo që Rama ka thënë në mbledhjen e fundit të Asamblesë për një fitore spektakolare, nuk do jetë vetëm numerike. Sondazhet na tregojnë se fitorja jonë në mandatin e ardhshme është shumë e garantuar. Më shumë se rezutlatin numerik, është besimi që qytetarët na japin. Nuk dyshoj që të jenë më shumë se zgjedhjet e kaluara”- u shpreh sekretari i përgjithshëm socialist.
Top Channel