I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë artisti Armir Shahini ose i njohur ndryshe edhe si Miri i West Side Family, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Sa i përket temës së emisionit e cila ishte se “Cili është banori juaj i preferuar deri në këtë pikë të lojës” shumica e ndjekësve në rrjetet sociale të Top Albania Radio-s kanë shkruar Romeo dhe Heidi. Po për Mirin cili është më i preferuari deri më tani?
“Më i preferuari është Ledioni. Unë mendoj dhe e gjykoj si publik dhe them që ky Big Brother VIP nëse ka pasur një fenomen ai ka qenë prezantimi i Ledionit. Mos të harrojmë që vinte pas një periudhe shumë të gjatë pauze jashtë prezantimit. Unë të siguroj që BBV njerëzit në shumicën e rasteve e shohin ‘Prime’-n vetëm për të parë Ledionin se çfarë do të thotë”, u shpreh Miri.
Artisti gjithashtu ka zbuluar edhe emrat e finalistëve të edicionit të tretë të BBV.
“Po mos të ndodhë më diçka tjetër nga këto grindjet unë do çoja Julin, Heidin patjetër. Eglën nuk do ta çoja por mund ta arrijë finalen. Mund ta kapë edhe Meritoni por është me ndoshta”, tha ai.
Nëse do t’i vinte ftesa për një edicion të ardhshëm në BBV, a do ta pranonte ftesën?
“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh Miri.
Top Channel