Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli për mediat në “Rea Madrid City” ku analizoi çështjet aktuale dhe situatën ku ndodhet klubi.
Ai tha se qëllimi i “galaktikëve” është fitimi i 4 ndeshjeve të mbetura në La Liga edhe si një lloj respekti ndaj konkurrentëve edhe për të qenë në top formë për finale që do të luhet në Uembley në 1 qershor përballë Dortmund.
“Ne duhet ta respektojmë konkurrencën, edhe pse jemi shpallur kampionë. Kjo do të na ndihmojnë të përgatitemi edhe për finalen e Champions League”- tha Ancelotti.
Më tej, ai foli për gjendjen e secilit prej lojtarëve, duke u ndalur tek Vinicius Jr i cili ka luajtur një rol të pamohueshëm në arritjet e Real Madrid këtë sezon, duke u shprehur se e sheh sulmuesin si pretendent për të fituar Topin e Artë.
“Kur mbërrita këtu e kisha parë vetëm në televizion, më dukej se kishte talent spektakolar. Kur mbërrita e konstatova sa spektakolar ishte realisht. Rreth atij talenti ka shtuar shumë gjëra të tjera. Tashmë ka më shumë aftësi për të kontrolluar topin, më shumë efikasitet para portës. Ai e ka arritur me punë të përditshme, është shumë i fokusuar në stërvitje dhe ndeshje. Është një profesionist shumë serioz, e meriton atë që ka arritur. “Topi i Artë”? Unë mendoj se Vinicius po bën mirë. I mungon ende finalja e Ligës së Kampionëve dhe më pas ‘Copa América’, por mendoj se është shumë afër këtij trofeu. Mendoj se mund ta fitojë atë”- u shpreh Ancelotti.
Top Channel