Kontratat për koncesionet në Shëndetësi, deputetët e PS ftesë opozitës për vizitat në institucionet zbatuese, shkresa depozitohet në Kuvend

10/05/2024 11:35

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, nëpërmjet një shkrese zyrtare ftojnë përfaqësuesit e opozitës në këtë komision të zhvillojnë së bashku vizitat në institucionet zbatuese të kontratave objekt i hetimit parlamentar.

Shkresa për marrjen e masave i drejtohet sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi. Bashkëlidhur shkresës është edhe programi i vizitave me lokacionet dhe datat përkatëse.

“Duke ripërsëritur edhe një herë tjëtër vullnetin e mazhorancës në Komisionin Hetimor parlamentar, për të zbatuar vendimin e Kuvendit të datës 21.03.2024, në zbatim të Planit të Hetimit të miratuar në mbledhjen e datës 25.04.2024 dhe kalendarit bashkëlidhur tij, ne anëtarët e komisionit kemi planifikuar vizita në institucionet shtetërore përfituese të dy kontratave objekt i hetimit parlamentar, si dhe intervistimin e mundshëm të drejtuesve përkatës, sipas programit bashkëlidhur”, thuhet mes të tjerash në shkresën e anëtarëve të mazhorancës.

Në vijim të dokumentit të dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, deputetët e shumicës theksojnë se “nëpërmjet këtij njoftimi jo vetëm kemi si qëllim informimin e kolegëve në komision dhe ftesën ndaj tyre për t’ju bashkuar vizitave dhe intervistave në institucionet përkatëse, por edhe informimin e strukturave administrative të Kuvendit të marrin masat logjistike, administrative dhe financiare, për lëvizjen e deputetëve si dhe për evidentimin dhe dokumentimin e këtyre vizitave dhe intervistave në këto institucione”

Referuar kalendarit vizitat janë parashikuar të zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, në qendrat dhe institucionet që po zbatojnë kontratat koncensionare të sterilizimit dhe kontrollit bazë mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA