Prej disa ditësh deklarata e Gracianos se Romeo dhe Erjola kanë një pëlqim që nga jashtë dhe se kanë shkëmbyer disa mesazhe, po vazhdon të shkaktojë zhurmë në BBV3.
Pas katër ditësh diskutime dhe debate, Graciano dhe Erjola janë përballur vetëm për vetëm, ku kjo e fundit i kërkon që të mos e diskutojmë më një gjë të tillë deri ditën e shtunë, duke ngritur dyshimin se mund të kërkojë të dalë nga shtëpia. Ndërkohë që Graciano e akuzon Erjolën se e “ka varrosur dhe se mospranimi i deklaratës së tij, mund t’ja shkatërrojë karrierën” dhe shprehet i bindur në atë që ka deklaruar për mesazhet e shkëmbyera mes Erjolës dhe Romeos dhe se nuk gënjen.
Graciano: Ti më ke bërë dëmin mua duke më nxjerrë mashtrues.
Erjola: Ke hedhur akuza.
Graciano: Jo për ty, unë kam bërtitur fort këtu se çfarë vlerash ke ti.
Erjola: Unë të kërkoj të lutem të mos diskutohet më.
Graciano: Kurse unë të kërkoj ta pranosh si është dhe kaq. Nuk të kam thënë asnjëherë që je femër e poshtër, nuk kam thënë asnjëherë që futesh mes çifteve dhe unë të njoh, ti nuk e bën. Ti ngrihesh me prime dhe më thua mua ti do të godasësh këtë me mashtrime, jam unë mashtruesi? A kam të drejtë të dridhem unë nga kjo situatë?
Erjola: Graciano: Unë të kërkoj të mos ta hapim më se jam keq.
Graciano: Unë jam shkatërruar nga mospranimi jot që më quajte mashtrues kur është e vërtetë.
Erjola: Edhe mua më ke vënë mbi shpinë një barë.
Graciano: Çfarë të kam vënë?
Erjola: Pse hedh budallallëqe në ajër?
Graciano: Nuk të akuzova për asnjë gjë o shpirt.
Erjola: E fundit kjo vetëm këto dy ditë, të lutem deri të shtunën.
Graciano: Unë jam njeri dhe të respektoj, por ta dish nga ty jam i varrosur.
Erjola: Unë jam.
Graciano: Unë ty nuk të bëra asnjë gjë. Si njeri patjetër dhe nuk dua të të shoh kurrë keq ta dish edhe pse ti mua duke më thënë jo të vërtetën dhe duke mos pranuar një gjë kot, mua më rrezikon karrierën. E di si dukem unë? Sikur vij këtu, rrej dhe shpik.
Erjola: Po për çfarë hapen katër ditë të njëjtat gjëra?
Graciano: Ok deri të shtunën nuk do e diskutoj më, por ta dish që jam i varrosur nga ty, faleminderit.
Top Channel