Fotot/ I ngarkuari me punë i SHBA bisedon me Dumanin, Alfred Balla i flet në vesh Ulsi Manjës. Çfarë nuk u pa nga takimi në Ditën e drejtësisë

10/05/2024 15:46

Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Drejtësisë, është mbajtur në Tiranë takimi me zyrtarë të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë takim ishin të pranishëm ministri Ulsi Manja, kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i KLP Alfred Balla, i dërguari i SHBA në Shqipëri David Wisner, e po ashtu edhe Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Silvio Gonzato.

Nga fotot e shkrepura gjatë këtij aktiviteti, Wisner është parë duke biseduar me Dumanin, e ndërsa Balla bisedon me ministrin Manja.

Mesazhet që u përcëllon nga zyrtarët ishin në mbështetje të punës së institucioneve të drejtësisë.

Po ashtu u tha se duhet që të ulet numri i dosjeve të mbetura stok, për një shërbim sa më dinjitoz ndaj qytetarëve.

 

FOTO GALERI
4/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA