Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Drejtësisë, është mbajtur në Tiranë takimi me zyrtarë të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Në këtë takim ishin të pranishëm ministri Ulsi Manja, kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i KLP Alfred Balla, i dërguari i SHBA në Shqipëri David Wisner, e po ashtu edhe Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Silvio Gonzato.
Nga fotot e shkrepura gjatë këtij aktiviteti, Wisner është parë duke biseduar me Dumanin, e ndërsa Balla bisedon me ministrin Manja.
Mesazhet që u përcëllon nga zyrtarët ishin në mbështetje të punës së institucioneve të drejtësisë.
Po ashtu u tha se duhet që të ulet numri i dosjeve të mbetura stok, për një shërbim sa më dinjitoz ndaj qytetarëve.
Top Channel