23/12 14:32
Pas suksesit të filmave të fundit shqiptar nga Top Channel Films si “Në Kuadër të Dashurisë”, dhe “5 Herë Jo”, filmi i radhës që do të shfaqet për 3 netë rresht në qytetin e Fierit është “Guxim”.
Filmi trajton temën e një dashurie, e cila do të vendosë në lëvizje të gjithë personazhet ku do të bien në pah intrigat dhe manipulimet që vendosin në kurth dy personazhet kryesore.
Filmi është pritur mire nga artdashësit fierakë, kryesisht të rinjtë që kanë mbushur plot sallën e teatrit Bylis.
Ky është një film i zhanrit aksion aventurë, i cili është një tjetër prodhim kinematografik nga regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, i cili tashmë vazhdon traditën e filmave aksion në Shqipëri.
Top Channel