Live Barcelona-Newcastle/ Spektakli nuk ka fund në “Camp Nou”, Elanga barazon për herë të dytë sfidën (Video)
Nuk është sekret që Emmanuel Macron dhe të gjithë francezët duan ta shohin Kylian Mbappénë në edicionin e ardhshëm të Lojërave Olimpike, që do të mbahen në Francë, këtë verë.
Presidenti i Francës zbuloi se ka lobuar që kjo të ndodhë:
“Unë kam bërë presion maksimal mbi atë që do të jetë klubi i ri i Mbappesë”, tha presidenti francez, duke iu përgjigjur pyetjeve të Paul de Saint Sernin, një komedian francez, të cilat u publikuan në mediat sociale.
Kujtojmë që Reali i Madridit, sipas shtypit francez, ka njoftuar Federatën Franceze të Futbollit se nuk do të lirojë lojtarët e tij për turneun olimpik.
Përveç Mendy, Camavinga dhe Tchouaméni, “Los Blancos” do të kenë edhe shërbimet e sulmuesit aktual të PSG-së nga vera e ardhshme./ Supersport
Top Channel