Dhjetra të plagosur nga përplasja e trenit të pasagjerëve me vagonin e mirëmbajtjes të lënë në binarë (fotot)

10/05/2024 19:26

Grupe shpëtimi punonin sot në vendin e një përplasjeje të rëndë hekurudhore, ku një tren pasagjerësh goditi një mjet hekurudhor mirëmbajtjeje në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Mjeti hekurudhor i mirëmbajtjes ishte lënë në mënyrë të pashpjegueshme i ndaluar në binarë.

Zyrtarët thanë se 30 njerëz ishin plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Zjarrfikësat kishin përfunduar evakuimin e pasagjerëve të trenit, pas aksidentit në zonën urbane të Palermo.

“Për fat nuk kemi viktima. Kemi kërkuar me qen të gjithë vagonët, ndihmuam rreth 90 pasagjerë, 30 prej të cilëve i dërguam në spital. Dy të plagosur kishin goditje më të rënda”, tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Alberto Crescenti, nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi në orën lokale 10.30 të mëngjesit kur treni qytetar u përplas me trenin e mirëmbajtjes së hekurudhës që për arsye të panjohura ishte lënë në binarë.

“Për momentin nuk ka më shumë informacione për mekanikën e aksidentit”, tha kryebashkiaku i Buenos Aires, Jorge Macri, që kishte ardhur në vendngjarje.

FOTO GALERI
2/5
Mjeti hekurudhor i mirëmbajtjes ishte lënë në mënyrë të pashpjegueshme i ndaluar në binarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA