Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në platformën X, ai ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve, të cilin e cilëson historik.

“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.

E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.”, shkruan Hasani.

Top Channel