
Ministri Ulsi Manja dhe Lulzim Basha kanë “hedhur dhe pritur” ironi e batuta nga salla e Parlamentit këtë të enjte.
Ishte Manja i cili e ironizoi për flokët duke i thënë se herën tjetër do dhe që “t’i nxijë” pak më shumë, ndërsa ai iu përgjigj duke i thënë se duhet të shohë hallet e tij, dhe jo të merret me flokët.
Manja: Ndërsa ti, kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë
Basha: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi, të ngelën leshtë e mi në gojë. Merru me hallet e tua, kam kërkuar heqjen e imunitetit tim. Ju jeni mashtrues. Ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.
Manja: Nuk kam naj merak e s’merrem me gjëra personale por më dhimbset vetja sepse ty të shtohen flokët dhe mua më bien, dhe kam hallin tim.
Top Channel