Rama nxjerr fotot e takimit të parë si kreu i PS në Athinë në 2006: Dy gjërat që kanë ndryshuar më shumë në këto 18 vjet…

09/05/2024 20:32

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e takimit të parë si kreu i Partisë Socialiste, në Athinë në vitin 2006.

Ai shprehet se shumë gjëra kanë ndryshuar në këto 18 vite, por dy më të sigurtat janë se nuk i ka mbetur asnjë fije floku i zi dhe se shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie, qytetarie dhe suksesi.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE, QYTETARIE DHE SUKSESI🇦🇱❤️🇬🇷
*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës vjen dy ditë para takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, turi për rienergjizimin e Diasporës për Shqipërinë e 2030-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA