Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28 vjeçari në Shëngjin (EMRI)
09/05/2024 09:02
Një 28 vjeçar i cili punonte si punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (9 maj) pasi u rrëzua nga lartësia e një pallati që po ndërtohej në Shëngjin.
I riu Emiliano Frroku, nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Top Channel