Policia arreston ish-ushtarakët që rekrutonin njerëz për ushtrinë ruse në Sri Lanka (fotot)

09/05/2024 18:25

Policia tha se ka shkatërruar një rrjet trafiku njerëzor që dërgonte “ish-ushtarakë nga Sri Lanka për të luftuar si mercenarë në konfliktin mes Rusisë e Ukrainës”.

Dy ish-ushtarakë të lartë nga Sri Lanka, përfshi dhe një gjeneral, janë arrestuar për operacionin ilegal të rekrutimit të mercenarëve.

Zyrtarët vendas thanë se të dyshuarit e pa indentifikuar publikisht, njëri 67 e tjetri 50 vjeç, ishin drejtuesit e skemës së rekrutimit.

Zhvillimi vjen një ditë pasi dhe India kishte bërë një arrestim të tillë, duke joshur qytetarë të Indisë për luftuar si mercenarë për Rusinë në luftën brutale.

Ministria e mbrojtjes në Sri Lanka ka konfirmuar më parë se një numër ish-ushtarakësh të saj janë vrarë duke luftuar si mercenarë në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Për fat të keq raste të tilla janë raportuar në të tjera vende të varfra aziatike si India, e Nepal, teksa lufta në lindje të Ukrainës e nisur prej shkurtit 2022, ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish dhe vijon te luftohet.

FOTO GALERI
1/3
Policia tha se ka shkatërruar një rrjet trafiku njerëzor që dërgonte ish-ushtarakë nga Sri Lanka për të luftuar si mercenarë në konfliktin mes Rusisë e Ukrainës

Top Channel