“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?”/ Rama për DW: Nuk mund të çohesh një ditë dhe të kërkosh dorëheqjen, prit zgjedhjet e tjera 02/07 19:30
Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim me gazetarët, para se të futej në sallën e Kuvendit ku do të zhvillohet një interpelancë me ministrin Ulsi Manja, për amnistinë penale që u miratua pak ditë më parë.
Basha u shpreh se përmes kësaj amnistie janë liruar zyrtarë të korruptuar. Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.
“Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarët e korruptuar t’i shpëtojnë. Këtë përkushtim që kemi do ta çojmë deri në fund. Ky parlament ditët i ka të numëruara. Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.
Top Channel