Real Madrid, siguroi një biletë për në finalen e Champions League teksa spanjollët eliminuan në një gjysmëfinale dramatike në Santiago Bernabeu, Bayern Munich. Gjermanët kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën në tre minuta (88 dhe 91) nga një dygolësh i Joselu.
Ndërkohë, në shtesë bëri të diskutohej shumë një episod kur De Ligt shënoi për Bayern, por goli u anulua pasi më parë aksioni u ndal për një pozicion jashtë loje. Protestat e bavarezëve ishin të shumta pasi në atë moment nuk u bë e mundur ndërhyrja e VAR.
Pas sfidës, De Ligt theksoi se gabimi i arbitrave bëri diferencën ndërsa shtoi se Real Madrid nuk dorëzohet kurrë edhe kur duket i mundur.
“Nuk dua ta them që Reali ka gjithmonë arbitrat në krahun e vet, por një gabim i arbitrave bëri diferencën. Anësori më kërkoi falje dhe më tha se gaoi. Kjo është e turpshme.
Pastaj e vërteta është se Reali nuk dorëzohet kurrë. Kur mendon se ata janë të “vdekur”, ata rikthehen sërish në ndeshje dhe të japin një goditje. Ja përse kanë 14 Champions League”, u shpreh De Ligt./ Supersport
Top Channel