“Njolla më e zezë e këtij parlamenti”, interpelanca me ministrin e Drejtësisë për amnistinë penale, Alibeaj: Po të pres Ulsi! Ti duhej të ishe në burg

09/05/2024 10:34

Enkelejd Alibeaj në foltoren e Kuvendit i është drejtuar me disa pyetje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me amnistinë penalë, çështje për të cilën ai kërkoi këtë interpelancë.

Ai u shpreh se kjo amnisti bëri që nga burgu të dalin zyrtarët e korruptuar, dhe të mbeten në qeli protestuesit.

“Në katër prill natën 110 deputetët bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, dhe për të lënë në burg protestuesit. Kush i propozoi këto amendamente? Cilat kanë qenë arsyet që janë miratuar këto amendamente?  A u konsultuan me institucionet e drejtësisë? A është marrë informacion nga SPAK për numrin e atyre që do përfitonin nga këto amendamente?

Arsyet e vërteta të miratimit natën, janë arsyeja politike. Njollat më të errëta të veprimtarisë së Parlamentit. Po të pres Ulsi, meqë ke qenë gjithë natën duke studiuar, po të pres të japësh shpjegime”, tha ai.

Më tej pas përgjigjes së Ulsi Manjas se asnjë zyrtar i lartë nuk është liruar për korrupsion, Alibeaj iu përgjigj: Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Tha e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë.

Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës?

Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA