Nikaragua anulon planin e kanalit të kontestuar kinez, 10 vjet pas njoftimit (fotot)

09/05/2024 16:40
Proteste kunder kanalitAtlantik Paqesor ne Nikaragua/ Foto; Oswaldo Rivas/Reuters

Kritikët kanë thënë prej kohësh që kanali i propozuar për lidhjen e oqeanit Atlantik me atë Paqësor në Nikaragua, do të dëmtonte mjedisin dhe komunitetet rurale të vendit.

Kështu që gati një dekadë pas propozimit të kontestuar, Nikaragua ka anulluar koncesionin e një biznesmeni kinez që do të ndërtonte kalimin.

Megjithë entuziazmin për idenë në 2014, puna nuk nisi për gërmimin e lidhjes tjetër të dy oqeaneve teksa mijëra banor të Nikaraguas protestonin ndaj sekuestrimeve të tokës që nevojiteshin për ndërtimin e projektit qeveritar.

Në vitin 2019, një gjykatës në Nikaragua dënoi tre fermerë që kishin organizuar protestat me më shumë se 200 vjet burg. Ata u akuzuan për ‘grusht të dështuar shteti’ kundër qeverisë, edhe pse ligji në vend nuk lejon kryerjen e më shumë se 30 viteve burg.

Kanali i propozuar permes vendit të Amerikës qendrore që do të kushtonte $50 miliardë me një gjatësi prej 278km, ishte konsideruar fillimisht si ‘një shaka’, që zyrtarët e kryen në realitet serioz.

Efektet e mundshme dëmtuese të veprës në mjedisin natyror u kthyen në një simbol të natyrës arbitrare të regjimit shtypës të presidentit Daniel Ortega.

Qeveria e Ortega pretendonte se kanali do të krijonte mijëra vende pune duke stimuluar ekonominë.

Por kritikët përmendnin dëmet e shumta mjedisore dhe zhvendosjet e detyruara të mijëra familjeve çka ishte financiarisht e pamundur të arrihej.

Zemërimi me qeverinë e Ortega solli protesta masive në vend në 2018 që u shtypën me forcë nga policia.

Sipas planit të propozuar, kanali do të kalonte përmes liqenit Nikaragua – më i madhi në Amerikën Qendrore – duke zhvendosur rreth 120,000 njerëz, përfshi dhe banorë aborigjenë si komunitetet Rama Creole.

Konçesioni 50-vjeçar i ishte dhënë kompanisë kineze me bazë në Hong Kong, HK Nicaragua Canal Development, në zotërim të biznesmenit Wang Jing.

Para dhënies së koncesionit Wang nuk kishte pasur eksperiencë në inxhinieri civile teksa kishte ndërtuar pasurinë e tij me teknologjinë dhe telekomunikacionet, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Barke ne liqenin gjigant Nikaragua

Top Channel