Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini është ndarë nga jeta pas një komplikacioni shëndetësor.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar.
Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe professional”, njofton KLP.
“Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te prokurorit Durim Bedini nga nje semundje e rënde dhe e papritur. Prokuroria e Elbasanit ka humbur sot nje profesionist, koleg dhe nje mik te jashtezakonshem. Trupa e prokuroreve, oficeret dhe stafi administrativ i shpreh ngushellime te thella dhe te sinqerta familjes te prokuror Durimit”, shkruhet në faqen zyrtre të Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Top Channel