Bayer Leverkusen do të kërkojë të rezervojë vendin në finalen e Ligës së Evropës dhe të ruajë rekordin e tyre të pamposhtur mbrëmjen e sotme, kur do të përballet me Romën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
Skuadra e Xabi Alonso-s tashmë është kurorëzuar kampione e Bundesligës këtë sezon dhe gjendet në finalen e DFB Pokal pa humbur asnjë ndeshje. Ata janë ende në rrugën e nsuksesi të trefishtë historik dhe krenohen me një epërsi 2-0 nga ndeshja e parë në Romë javën e kaluar falë golave të Florian Wirtz dhe Robert Andrich.
Roma ndërkohë ka një përmirësim të dukshëm që nga koha kur u larguar Jose Mourinho dhe u zëvendësua nga Daniele De Rossi edhe pse në 3 ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore. Verdhekuqt do të duhet të bëjnë atë që asnjë ekip tjetër nuk ka arritur këtë sezon, të mundin Leverkusenin në BayArena sot, duke përmbysur gjithashtu një deficit prej dy golash. Ndërkohë ndeshja e dytë gjysmëfinale është ajo mes Atalantës dhe Olimpikut të Marsejës.
Asnjëra palë nuk ishte në gjendje të fitonte një avantazh nga ndeshja e parë në Stade Velodrome në Marsejë, pasi Gianluca Scamacca i Atalantës dhe Chancel Mbemba shënuan në 20 minutat e para të takimit që përfundoi në barazim 1-1. Atalanta është relativisht një skuadër e re në skenën evropiane, kjo është pjesëmarrja e tyre e nëntë në turnetë kontinental, megjithatë e kanë bërë në këtë edicion me një paraqitje mjaft të mirë duke eliminaur Sportingun dhe gjigandët e Liverpool-it. Katër skuadra që do të përcaktojnë këtë mbrëmje se cilët do të jenë finalistët e e Ligës së Europës, në një garë që do të startojë në orën 21 dhe do të transmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe eksluzivisht në Digitalb.
Top Channel