23/12 16:35
Real Madrid mposhti mbrëmë Bayern Munich duke kaluar në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Borussia Dortmund.
“Galaktikët” triumfuan me rezultatin 2:1 në Bernabeu, duke arritur të përmbysnin gjithçka në tre minutat e fundit të ndeshjes.
Pa ndeshjes, qendërmbrojtësi i Bayernit, Mattthijs de Ligt u ankua për gjyqtarët ndërsa tha se atëherë kur mendohet se Reali është mposhtur, ndodh krejt e kundërta.
“Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot. Reali, kur mendoni se janë të vdekur, marrin frymën prapë… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Champions League”, tha holandezi për Movistar.
Top Channel