FOTO/ Doda diskuton në këmbë me Kryemadhin, Bardhi me Kushtetutë në dorë, çfarë nuk u pa gjatë seancës së sotme

09/05/2024 14:52
Mesila Doda dhe Monika Kryemadhi, Gazment Bardhi në seancë plenare, 09 maj

Seanca e sotme plenare, u përfshi nga debatet, fillimisht mes Enkelejd Alibeajt dhe ministrit Ulsi Manja për interpelancën që kishte kërkuar me këtë të fundit e më pas mes Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë socialistë.

Në fotot e siguruara nga LSA shihet një moment teksa deputetja e PDIU, Mesila Doda i është afruar deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe bisedon me të teksa kjo e fundit është ulur.

Po ashtu në foto shihen edhe momente të tjera gjatë seancës plenare, si daljet në foltore, bisedat mes deputetëve të ulur në karriget përkatëse dhe në një prej tyre shfaqet Gazment Bardhi teksa mban në duar ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA