Emër surprizë te Inter, zikaltërit pas një japonezi

09/05/2024 13:54

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve të klubit të mos i prekin lojtarët kryesorë të organikës për të vijuar ciklin edhe në sezonin pasardhës.

Por, një prej atyre që nuk bën pjesë në këtë listë është Denzel Dumfries. Holandezi ka kaluar një sezon mes shumë dritëhijesh dhe te Inter nuk e kanë në listën e atyre me statusin e të paprekshmit në rast se oferta e duhur mbërrin.

Madje, te Inter kanë nisur të mendojnë edhe për zëvendësuesin e Dumfries. Fjala është për Yukinari Suguwara. Japonezi i datëlindjes së vitit 2000, aktivizohet me AZ Alkmaar në Holandë dhe në këtë sezon ia ka dalë të luajë 40 ndeshje teksa ka shënuar katër gola si dhe ka dhuruar tetë asiste.

Profili i Siguwaras i tërheq jashtë mase drejtuesit zikaltër teksa për ta transferuar në Serie A, mund të mjaftojnë 15 milionë euro. Sakaq, një tjetër alternativë në rast se largohet Dumfries është edhe Emil Holm i Atalantës, që është po i datëlindjes 2000 dhe vlen po 15 milionë euro. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA