
“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…
09/06 22:30
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Broja i cili luan në huazim te Fulham duket se nuk ka më vend te Blutë e Londrës dhe ky sezon veror pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij futbollistike.
Sipas mediave në Angli, Borussia Dortmund, skuadra finalist e këtij sezoni të Champions League është future në garë për të garantuar shërbimet e Brojës.
Chelsea kërkon 45 milionë euro për Brojën ndërsa gjermanët janë të gatshëm të ofrojnë gjysmën e kësaj shumë. Edhe më herët ka pasuri interesim nga ana e Dortmund për Brojën por tani janë krijuar rrethanat për diçka të tillë.
Top Channel