Dhuna në protestat para bashkisë së Tiranës, policia ndalon një 48-vjeçar

09/05/2024 10:17

Policia e Tiranës ka ndaluar një 48 vjeçar nga Kruja, pas akteve të dhunës në protestat e zhvilluara para bashkisë së Tiranës nga opozita.

Ai akuzohet për “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

– S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA