Motra e Erjola Doçit ka treguar nëse Romeo i ka shkruar apo jo asaj mesazhe para se të futen në Big Brother.

E ftuar në Shqipëria Live, ajo ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo tha se telefonin e Erjolës e menaxhon një mik i saj, por shtoi se edhe ajo ka akses në llogaritë e rrjeteve sociale.

Lidhur me një postim të bërë së fundmi nga personi që menaxhon Instagramin e Erjolës, ku është bërë një postim me këngën e Romeos në sfond, motra e saj tha se nuk ka asnjë rëndësi dhe se nuk tregon asgjë.

Ndërkohë sa i takon raportit të Erjolës me Julin, ajo thotë se ky i fundit, e do motrën e saj në finale.

Për më shumë ndiqni videon mëposhtme:

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA