Vodhi para në një dyqan në Vlorë, arrestohet 29 vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë
08/05/2024 10:44
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për vjedhjen e një shume parash në një dyqan në lagjen “Lef Satalla”.
Kamerat e biznesit kanë filmuar gjithë ngjarjen.
Në kuadër të operacionit “Storm 17”, u arrestua i riu E.B, me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel