Vodhi para dhe 2 celularë në një dhomë pacientësh në spitalin e Dibrës, arrestohet 30-vjeçari

08/05/2024 15:09

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një shumë parash dhe dy celularë nga një dhomë pacientësh në spitalin e Dibrës

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA