Rithemelimi i Berishës i hapur për negociata me Ramën për reformat: E diskutojmë kur ta sjellin propozimin në Kuvend

08/05/2024 15:52

PS paraqiti një projekt-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në bashkimin evropian, projekt që grupi i Rithemelimit nuk e hodhi poshtë.

“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të zotit Rama, kur të jetë çështje e Kuvendit të Shqipërisë, do keni qëndrimin e grupit parlamentar të PD”, tha Gazment Bardhi.

Deputeti tha më tej se opozita nuk e ka penguar asnjëherë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe se do të bashkëpunojnë për ta arritur qëllimin.

“Është folur që do të ngrihet një komision i posaçëm, që ne nuk e dimë se çfarë është ky komision. Grupi jonë parlamentar nuk e ka parë dhe nuk e ka vlerësuar kështu që nuk mund të ketë një qëndrim. Meqë zotëria foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite opozitë më konsturktive, sa i përket ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Shqipëria nuk ka patur. Do bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të afruar integrimin e Shqipërisë”, tha Bardhi.

“Qeveria teknike para zgjedhjeve ka qenë e vazhdueshme para zgjedhjeve. Raportet e OSBE-ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore para zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për të garantuar barazi do ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve në proces zgjedhor”, shtoi kreu i grupit parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA