Policia nuk e shoqëroi në varrimin e të miturve, avokati i Erdgys Arrazit: Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend

08/05/2024 13:14
Alma Arrazi dhe fëmijët, Erdgys Arrazi

Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live” me gazetarët Erjona Rusi dhëe Arjon Muça në Top Channel, foli për mospranimin e policisë për të shoqëruar klientin e tij në varrimin e dy fëmijëve të tij ditën e sotme.

Bazhdari tha se drejtoria e Burgjeve dhe prokuroria dhanë lejen që kërkohej nga Arrazi por policia nuk pranoi të bënte shoqërimin e tij. Ndërsa zbuloi si detaj edhe faktin që dëshira e Erdgys Arrazit ishte që bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët të mbytur në lumin Bunë, të varroseshin në të njëjtin vend.

“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera”- u shpreh avokati duke mos dhënë detaje lidhur me akuzat që i bëhen klientit të tij.

Alma Arrazi u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët u varrosën në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA