Pendohet Mourinho: Refuzimi i kombëtares portugeze për Romën ishte një gabim i madh

08/05/2024 17:59

Jose Mourinho është penduar që refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, në kohën kur ishte në krye të Roma-s.

Në një intervistë të dhënë së fundmi trajneri portugez u pyet se cilën kombëtare do të dëshironte të drejtonte në një moment të karrierës së tij dhe theksoi se vetëm skuadrën e vendit të tij.

“Cilën kombëtare do të donit ta drejtonit? Është normale, Portugalinë. Kam pasur rastin të shkoj atje dy herë, por ofertat nuk erdhën në kohën e duhur për mua. U emocionova disi kur nuk pranova ofertën e fundit sepse unë vendosa të qëndroj te Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim sepse tani Portugalia ka një ekip fantastik, një nga më të mirët, e dija, por ndjeva një lidhje të veçantë me Roma-n, me tifozët, kështu që nuk doja të largohesha. Kjo ofertë ka ardhur dy herë, por besoj se do të vijë edhe një propozim i tretë dhe do ta marr, duke shpresuar që brezi që do të kem do të jetë po aq i fortë sa ky”, u shpreh Jose Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA