“Nuk e di ku jeni mësuar t’i fusni duart ju, por…”, Salianji përplaset me Gjylametin, ironizojnë njëri-tjetrin: I fusni në buxhetin e shtetit! U mblodhi dy orë dje ai dhe u vuri dru

08/05/2024 12:31

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, është “përplasur” me anëtaren e PS, Blerina Gjylameti, duke mos ia kursyer ironitë njëri-tjetrit.

Gjylameti i kërkoi që gjatë fjalës së saj, ai të fikte mikrofonin e tij, pasi sipas saj, nuk regjistrohej fjala.

Salianji më pas i është drejtuar duke i thënë se bëjnë si ekspertë IT se “janë mësuar të fusin duart në buxhetin e shtetit”.

Pjesë nga replika:

Salianji -Ju doni t’i fusni duart gjithandej ndaj përfundoni kështu, ju mblodhi dje dy orë ai ju vuri dru….

Gjylameti -Duhet ta fikni ju mikrofonin se nuk regjistrohet fjala ime

Salianji -Ju vërtetë mund të bëni si ekspertë IT se keni futur duart, por jo te këto

Gjylameti -Unë nuk e di ku i fusni duart ju, por unë nuk i fus duart në tims

Salianji -Mirë bëni, në buxhet i fusni

Gjylameti -Fikeni mikrofonin se nuk zbardhet fjala kur janë dy mikrofona ndezur

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA