22/12 22:33
Në përfundim të këtij sezoni, sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelsea-s.
Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se futbollisti shqiptar do të vazhdojë me karrierën e tij larg “bluve” të Londrës.
Aktualisht Broja ndodhet në formë huazimi të skuadra e Fulham deri në verë, por edhe aty minutat për të kanë qenë të pakta. Pasi të përfundojë huazimin Broja do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Për të kanë shfaqur interes disa klube edhe në kampionatet e tjera të Evropës.
Top Channel