Largoi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës së tij dhe prishi provat, arrest shtëpie për inspektorin e policisë në Gjirokastër
08/05/2024 10:39
Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës.
Th.M me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme dhe trup shërbimi në postën e policisë së Këlcyrës, dyshohet për shpërdorim detyre në një rast aksidenti automobilistik të ndodhur.
Inspektori akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme duke lëvizur nga vendngjarja e aksidentit makinën e drejtuar nga vajza e tij, duke prishur kështu provat për zbardhjen e rastit.
Top Channel