Inside Story/ Qiraxhiu i mori pronën me falsifikim, e moshuara: Burri vdiq pa u vendosur drejtësia, procesi ka mbetur pezull

08/05/2024 21:34

77-vjeçarja Androniqi Koka ka nisur një betejë për të fituar drejtësi.

Ndonëse e moshuar ajo rend pas proceseve gjyqësore që zvarriten pa fund duke kërkuar rikthimin e pronës së saj. Qiraxhiu të cilit me anë të një kontrate të posaçme i dhanë pronën e tyre për ta shfrytëzuar në Dhërmi, në vijën e parë bregdetare, arriti t’ia përvetësonte pasurinë. Qiraxhiu Helidon Gjikoka pretendoi se do të regjistronte pronën në emrin e tyre dhe iu mori firmat. Por rezultoi se i mashtroi dhe gjithçka kaloi në emrin e tij.

Kontrata e qirasë e nëshkruar nga të dyja palët, përpara noterit dhe në prani të avokatit ka filluar efektet e saj në 1.9.2018 dhe parashikohej të zgjaste deri në datën 31.8.2021. Por, çuditërisht ende pa përfunduar afati i kësaj kontrate, qiraxhiu bëhet pronar i pasurisë në datën 23.01.2019. Këtu, nis saga e familjës Koka.

Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestron mbi pronën. Përpos pretendimeve dhe konfliktit, personi i akuzuar kishte arritur madje të merrte leje ndërtimi nga bashkia Himarë në një prej zonave më të shtrenjta, në bregdetin e Gjilekës. Por, pavarësisht se nga ai vendim i vitit 2021 kaluan 3 vite, ai nuk është zbatuar ende.

Paralelisht me procesin penal që vuri në pranga personin e akuzuar për tjetërsimin e pronës, në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar një proces civil. Gjykata e Shkallës së parë vendosi pushimin e çështjes. Vendimi u hodh poshtë nga Apeli që vendosi dërgimin e çështjes në gjyq. Vendimi i Apelit u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë por procesi ngeli në vendnumëro.
“Dua të hedh në hipotekë në emrin tuaj, na gënjeu, por më i hodhi në emrin e vet. Hodhi në emrin e tij gjithçka, ka lënë vetëm 900 metra”, u shpreh Androniqi Koka, qytetare

Teksa përballeshin me gjyqe për të marrë pronën, Androniqi humb bashkëshortin, i cili i la amanet të mos dorëzohej. Ky, është rasti tipik që i moshuari largohet nga kjo botë pa arritur ditën e drejtësisë për shkak të zvarritjeve të pajustifikuara. Kanë kaluar vite që është provuar falsifikimi i dokumenteve dhe grabitja e pronës por ende nuk iu është kthyer pronarëve.

“Më tha unë do iki nga kjo jetë por ti do të ndjekësh gjyqin derisa të marrësh pronën më tha bashkëshorti im”, u shpreh Androniqi Koka, qytetare

‘Ka procese gjyqësore të cilat janë akoma në pritje dhe kanë ndërruar jetë qytetarët duke pritur të dalë seanca gjyqësore’ Vasilika Hysi, vokate
‘Një vit kemi mbushur me datën 16 janar që kemi ardhur këtu kemi fituar apelin kemi fituar gjykatën e lartë, ai që punon vajtën 6 vjet që kanë dalë që ka letra fallso. Unë jam në një moshë tani që nuk mund të eci gjekundi jam bërë me psikologji se vajtën 6 vjet me këtë problem. Nga vjen kjo zvarritje e imja, që unë grua plakë të eci për përgjigje”, u shpreh Androniqi Koka, qytetare.

77-vjeçarja ende beson te drejtësia dhe pret që t’i kthehet prona e të mund të punojë e jetojë së bashku me 4 fëmijët e saj, të cilët janë detyruar të emigrojnë për të punuar e siguruar jetesën.

Teksa përballeshin me gjyqe për të marrë pronën, Androniqi humb bashkëshortin, i cili i la amanet të mos dorëzohej. Ky, është rasti tipik që i moshuari largohet nga kjo botë pa arritur ditën e drejtësisë për shkak të zvarritjeve të pajustifikuara. Kanë kaluar vite që është provuar falsifikimi i dokumenteve dhe grabitja e pronës por ende nuk iu është kthyer pronarëve.

“Më tha unë do iki nga kjo jetë por ti do të ndjekësh gjyqin derisa të marrësh pronën më tha bashkëshorti im”, u shpreh Androniqi Koka, qytetare.

“Ka procese gjyqësore të cilat janë akoma në pritje dhe kanë ndërruar jetë qytetarët duke pritur të dalë seanca gjyqësore”, u shpreh Vasilika Hysi, avokate

“Një vit kemi mbushur me datën 16 janar që kemi ardhur këtu kemi fituar apelin kemi fituar gjykatën e lartë, ai që punon vajtën 6 vjet që kanë dalë që ka letra fallso. Unë jam në një moshë tani që nuk mund të eci gjekundi jam bërë me psikologji se vajtën 6 vjet me këtë problem. Nga vjen kjo zvarritje e imja, që unë grua plakë të eci për përgjigje”, u shpreh Androniqi Koka, qytetare.

77-vjeçarja ende beson te drejtësia dhe pret që t’i kthehet prona e të mund të punojë e jetojë së bashku me 4 fëmijët e saj, të cilët janë detyruar të emigrojnë për të punuar e siguruar jetesën.

Top Channel