I dënuar me 2 vite e gjysmë për mashtrim, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari i shpallur në kërkim
08/05/2024 10:02
Një 56-vjeçar është vënë në pranga për mashtrim kompjuterik në Tiranë.
56-vjeçari Xh.K ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel