“Gjermanët kur vijnë këtu nuk e vendosin rripin e sigurimit”, Rama: Nuk nxitojmë për anëtarësimin e plotë në BE, kemi detyra shtëpie për të bërë

08/05/2024 20:32

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe.

Duke folur integrimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se ky proces është parësor, por nuk mund të nxitojmë drejt anëtarësimit të plotë, sepse kemi detyra shtëpie për të bërë.

Rama: Korrupsioni është motoja, fjala kyçe që e dëgjoni përherë kur njerëzit flasin në gjuhë europiane për Shqipërinë apo vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendosja e rripit të sigurimit në drejtimin e automjetit, duke qenë se liria mund të vijë brenda një dite, por demokracia do më shumë kohë. Shqiptarët nuk ishin rehat të vinin rripin e sigurimit, por shqiptarët që vinin në Gjermani as që e çonin ndër mend t’i jepnin makinës pa rrip sigurimi. Kam parë gjermanë që i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë.

Është një proces që bekimi i vendeve si puna jonë, është BE. Pikënisja jonë është e ngjashme me Irakun apo Afganistanin, vendet që dolën nga diktaturat dhe iu desh të përballeshin me lirinë nuk e dinin si ta bënin. Nuk është diçka që mund ta bësh i vetëm. Nuk kanë një BE që t’i tregojë rrugën, t’i mbështesë, ndërsa ne e kemi.

BE bën për ne gjithçka që kemi nevojë, na jep përvojën e shtetndërtimit, ndërtimit të institucioneve, korpusin ligjor dhe nuk ka luan mendsh. Është njësoj si të studiosh për një kohë të gjatë dhe të dalësh në jetë me shumë dije.

Problemi është se ndërkohë që kriza dhe sfida të vështira po na shfaqen sepse ndodhin dhe BE ka instrumentet për të zbutur pasojat mbi vendet e veta anëtare, ne nuk i kemi. Të gjitha këto paketa, e mbajtën në ekuilibër BE-në, ndërsa ne nuk kishim askes as në vaksina.

Ne zgjohemi me Europën dhe jemi si peshku pa ujë kur njerëzit tanë po vdisnin, ja pse unë besoj se është koha të mendojmë për një status të ri për vendet që janë në proces bisedimesh, që do ishte statusi i vëzhguesit me të drejtë pjesëmarrjeje për të qenë në Bruksel.

Nuk besoj në nxitimin drejt anëtarësimit të plotë, sepse të nxitosh është diçka që nuk ndodh. Por shtete anëtare zgjohen një ditë dhe thonë ti marrim brenda, kjo do të ishte e keqja për ne sepse duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Të nxitosh është njësoj si të japësh dikujt patentën pa i dhënë kursin e patenës dhe duke mos e ditur çfarë që e pret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA