Italiano më pas bën edhe një parashikim në aspektin teknik teksa pret një tjetër sfidë të ekuilibruar.
“Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe duhet t’i kemi në krahun tonë duke përdorur mendjen dhe disiplinën, si kur kemi topin ashtu dhe kur nuk e kemi. Nuk duhet ta heqim kurrë spinën nga priza, duhet ta kemi të qartë se sa shumë ka në lojë në këtë ndeshje”
Padyshim triumfi në Conference League do të ishte diçka historike për klubin italian dhe mund të jetë edhe mënyra më e mirë për të mbyllur një cikël.
“Firenze është një ambient shumë kërkues, që të vë nën presion të shëndetshëm, që të jep stimuj. Të gjithë duhet të përmirësohemi, duke nisur nga unë i pari pasi jam ende i ri dhe më duhet ende të rritem, por mund të them që të drejtosh në Firenze është një privilegj. Fanella vjollcë është diçka fantastike dhe mundësia për t’i dhënë këtë trofe është e jashtëzakonshme”./ Super Sport