Me ardhjen e verës nevoja për gjak është më e madhe, ndërkohë që bie numri i atyre që dhurojnë.
Personat me talasemi, jeta e të cilëve varet vetëm nga gjaku i dhuruar, kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër. Sipas mjekëve nevojiten çdo ditë 100 persona që të dhurojnë në mënyrë që të mund të plotësohen nevojat për fëmijët talasemikë, por në fakt nuk sigurohet as gjysma, pa llogaritur këtu numrin e madh të aksidenteve, ku më së shumti dhurojnë familjarët.
Manika Kreka, mjeke pediatre dhe onkohematologe thotë se: “Nevojiten 100 dhurues në ditë por nuk realizohet as gjysma”.
Në ditën Botërore të Talasemisë, deputetët janë ofruar duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë në Kryesinë e Kuvendit.
“Në verë shtohet nevoja për gjak”, thotë Viola Konomi Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut.
Mbi 500 persona jetojnë me talasemi në vendin tonë. Çdo vit lindin 5-6 fëmijë të prekur nga ky çrregullim gjenetik. Numri i tyre ka rënë pasi është ulur numri i lindjeve por edhe falë kontrolleve dhe protokolleve mjekësore që ndiqen tanimë, kur një nënë planifikon të mbetet shtatzënë.
Top Channel