Biznesi, 40 mijë punëtorë të huaj! Mungesa e fuqisë punëtore, zbardhet plani i qeverisë për “import” nga jashtë

08/05/2024 19:55

Biznesi shqiptar është i dorëzuar përpara mungesës së fuqisë punëtore.

Kjo ishte një nga temat kryesore të diskutimit në një tryezë të përbashkët mes grupeve të manifakturës dhe Ministrisë së Ekonomisë, për krijimin e një zinxhiri të mbyllur që do të sillte prodhimin e plotë të veshjeve “Made in Albania”. Jo vetëm fasonët, por edhe turizmi vuan për të plotësuar vendet bosh të punës. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare po mendon një zgjidhje për të marrë mbi 40 mijë punonjës nga një vend i huaj.

“Ministria po bën përpjekje të mira për të thithur dhe punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po ju jap si një e re e mundshme që do të ndodhë shumë shpejt është se jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punëtorë shumë të mirë, profesionalë, të cilët përfshijnë industrinë e  turizmit dhe të veshjeve pse jo.

Besoj se shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje e marrëveshjes dhe do të kemi në Shqipëri punonjës të kualifikuar që përveç se punonjësve tanë në Shqipëri do plotësojnë kërkesat e biznesit për krah të kualifikuar pune.

Kështu që  përpjekjet tona në këtë drejtim krahas rritjes së cilësisë dhe perfomancës së punonjësve shqiptarë me rritjen e trajnimeve, do shkojmë te ideja e dhënies së mundësisë në treg për punonjës“-shprehet Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional, Ministria e Ekonomisë.

Top Channel ka mësuar se ardhja e këtyre punonjësve të huaj do të bëhet nga një shtet, individët e të cilit nuk e kanë përdorur më parë Shqipërinë si rrugë tranziti drejt Evropës. Në këtë aspekt janë të përjashtuar automatikisht shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka dhe India sipas një memo të Ministrisë së Jashtme, ndërsa një nga vendet që po diskutohen për tu marrë janë Filipinet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA